Superliga e Kosovës në futboll, solli ndeshjet e javës së 35-të, të parafundit të këtij sezoni, por që me fitore minimale (0:1) ndaj Llapit, skuadra e Ballkanit siguroi qysh sot titullin e kampionit. Ndërkohë që derbi lokal i skuadrave gjilanase i ka takuar SC Gjilanit që mundi Dritën me rezultat 2 me 1.
Një xhiro para përfundimit të kampionatit, Ballkani ka tani 75 pikë, 7 më shumë se Llapi i dyti, duke bërë që ta festoj qysh sot mbrojtjen e titullit kampion.
Në anën tjetër, Gjilani ka fituar tri pikë të arta pasi mundi Dritën (2:1) dhe vazhdon ta mbajë pozitën e 7-të, duke e lënë në pozitën e 8-të, atë të barazhit, Feronikelin, që poashtu ka shënuar sot fitore, por që ka një pikë më pak dhe si për Gjilanin (42 pikë) ashtu edhe për Feronikelin (41 pikë), java e fundit do të jetë ajo që do ta përcaktojë se kush do të mbesë në barazh.
Gjilani me fitore ndaj Dukagjinit në xhiron e fundit do ta sigurojë mbijetesën, pa marr parasysh rezultatin e Feronikelit që do të ndeshet me Fushë Kosovën. Në të kundërtën, duhet parë epilogun e këtyre dy takimeve.
Java e 35-të solli këto rezultate
Gjilani-Drita 2 :1
Llapi-Ballkani 0:1
Feronikeli 74’-Dukagjini 3:2
Prishtina-Fushë Kosova 5:0
Malisheva-Liria 7:4