Sot janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 35-të të Superligës së Kosovës në futboll, ku Ballkani me fitore dhe humbja e Dritës, e ka bërë skuadrën nga Suhareka të sigurojë titullin e kampionit një javë para përfundimit të kampionatit.
Ballkani tani më ka siguruar titullin e Kampionit të Kosovës, pasi të shtunën mundi Ferizajn, (2:0), ndërsa Drita që po e ndiqte pas, humbi si vendës ndaj Malishevës (0:1). Epilogu i këtyre skuadrave në xhiron e fundit nuk do të ndërrojë asgjë.
Ceremonia e ndarjes së titullit të kampionit për Ballkanin do të organizohet në xhiron e fundit në ndeshjen Gjilani-Ballkani.
Ndërsa, Gjilani me barazim si mysafirë ndaj skuadrës së Llapit ka siguruar pjesëmarrjen në garat e evropiane, aty ku synon edhe Dukagjini apo Prishtina si skuadra e katërt.
Përndryshe, Trepça ’89 dhe Ferizaj do të “luftojnë” në javën e fundit për t’i ikur rënies nga Superliga.
Ja epilogu i të gjitha ndeshjeve të javës së 35-të.
Java 35-të
Ballkani – Ferizaj 2 – 0
Drita – Malisheva 0 -1
Llapi – Gjilani 2 – 2
Prishtina – Drenica 4 – 1
Dukagjini – Trepça’89 3 – 1