• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion Sport

Pse dështoi FC Drita për të mbërritur te titulli?!

Redaksia 2LONLINE 21 Maj, 2023 4 min
 Pse dështoi FC Drita për të mbërritur te titulli?!

Shkruan: Fehmi SYLEJMANI

Pavarësisht se “bardhe e kaltërtit” ishin kryesuesit e Superligës për pjesën më të madhe të kampionatit, një xhiro para përfundimit të këtij edicioni, u dorëzuan duke ua mundësuar skuadrës rivale Ballkanit, që për të dytën herë radhazi të shpallet kampion i Kosovës në futboll.

Janë shunë arsye që kanë ndikuar që kjo skuadër të dështoi  për të parin e kampionatit në futbolin elitar të Kosovës.

Vendimi i nxituar dhe i pa menduar mirë i Kryesisë së klubit, në fund të stinorit vjeshtor për të ndërruar trajnerin, kur skuadra ishte në pozitën e parë,  tashmë rezultoi se ka qenë gabim trashanik dhe i pafalshëm.

Një trajner që ka suksese dhe është në pozitën e parë, njef mirë organikën e klubit dhe skuadrat rivale, nuk ndërrohet në asnjë mënyrë e aq më keq në mes të dy stinorëve.

Ardhja e trajnerëve tjerë vec sa e ka rënduar edhe më shumë situatën, për shkak të ambientimit të tyre, tentimit të shtrirjes së filozofisë së lojës dhe konceptit që kanë ideur në kokat e tyre. Teksa trajneri grek as që ka mundur ta njeh ligën e Kosovës, e aq më pak kontigjentin e lojtarëve të skuadrës së tij, e mos të flasim për cilësitë e lojtarëve kundërshtar.

Pra, ndryshimi i trajnerëve, tre brenda një kampionati e ka penalizuar Dritën në masën më të madhe për të mos triumfuar këtë vit, ndonëse shumë më afër titullit ka qenë.

Kualitetti dhe kuantiteti i lojtarëve ka ndikur në këtë mossuskes, pikërisht kur  skuadra  në ndeshjet më të rëndësishme  kishte nevojë për paraqitje dinjitoze dhe stabile, ata nuk mundën të përballonin  presionin dhe të superonin sfidat vendimtare për të mbërritur te titulli. 

Po ashtu në këtë mossukses kanë ndikuar edhe lëndimet e lojtarëve, fondi jo i mjaftueshëm i futbollistëve, motivimi, përkushtimi, vullneti dhe elani më energjik i futbollistëve, mos rregullimi i stadiumit, fusha sintetike e tjera.

Krejt në fund, ky mos realizim i titullit, që në masë të madhe ka dëshpruar simpatituesit Dritës “intelektualët” dhe dashamirët e saj,  është një lekson i shëndetshëm, krykëput për kryesinë e klubit, që në të ardhmen të jetë sa më  e kujdesshme në marrjen e cfarëdo vendimi  qoftë, prurjet e futbollistëve dhe trajnerëve, meqë Drita, më parë në këtë aspekt ka qenë model i mirë  për ekipet tjera, se si funksion së brendshmi. /2LONLINE/

(Autori është opinionist i lirë)

Etiketa:aktuale Drita FC Drita Fehmi Sylejmani futboll Gjilan rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë

31 Maj, 2023
Sport

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023
Gjilan

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad

31 Maj, 2023
Gjilan

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023
Lajme të ngjashme

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë anamoravase, Hasan Bunjaku

31 Maj, 2023

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad Rashiti

31 Maj, 2023

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023

FC Drita ndërpret bashkëpunimin edhe me Ilir Blakçorin

31 Maj, 2023

Ja si e sheh Ardian Azemi i AAK-së prishjen e koalicionit Vetëvendosje-PDK

31 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com