Kampioni i Kosovës, FC Ballkani ia ka arritur të kalojë në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës, pasi ka mundur në ndeshjen kthyese skuadrën e Klaksvik-ut nga Ishujt Faroe, pas ekzekutimit të penalltive.
Gjatë kohës së rregull, ndeshja u mbyll me fitore të skuadrës vendëse, Klaksvik me rezultat 2-1, duke bërë që rezultati i përgjithshëm i ndeshjes të ishte 4-4, pasi Ballkani ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 3-2.
As vazhdimet, dy herë nga 15 minuta, nuk sollën fituesin, i cili u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive, ku skuadra kosovare ishte më e suksesshme (4-3) dhe pas kësaj fitore vazhdon tutje ku do të ndeshet me Shkupin në fazen e “play off” të Ligës së Konferencës, ndeshje kjo që pritet të zhvillohet më 18 gusht. /2LONLINE/