Tërmetet e njëpasnjëshme në Shqipëri kanë prekur zemrat e çdo shqiptari kudo që janë.
Në Maqedoninë e Veriut, të gjithë ndeshjet kanë nisur me një minutë heshtje, ndërsa një mesazh prekës ka ardhur nga tifozët ultras të Shkëndisë, “Ballsitët Tetovë”.
Gjatë ndeshjes në udhëtim kundër Strugës, ky grupim ka shpalosur një banderolë me një mesazh emocionues.
“Zemra më djeg kur të shoh në zi, bëhu e fortë nëna Shqipëri”, shkruhet në mesazhin e ballistëve.