Bajrush Ymeri, nga Lidhja Demorkatike e Kosovës (LDK) edhe për katër vite do të jetë nënkryetar i Komunës së -Novobërdës.
Ja postimi i tij i plotë:
Sot në mbledhjen e kuvendit komunal, me përkrahjen e anëtarëve të kuvendit komunal, u zgjodhëm edhe për një mandat katër vjeqar.
Unë në pozitën e nënkryetarit të komunës ndërsa, z.Ramush Mehmeti-zavendëskryesues i kuvendit komunal.
Falemnderit shumë z.Xhevat Mehmeti dhe zonjushës Vlora Vllasaliu si dhe të gjithë anëtarëve të kuvendit komunal për mbështetjen.
Një falemnderim i veçant shkon për të gjithë qytetarët tanë, që na kan përkrahur me votën e tyre në zgjedhjet e fundit komunale.
Do të jemi së bashku, gjithmonë të gatshëm për tu angazhuar, për të mirën e qytetarëve tanë. /2LONLINE/