Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka deklaruar sot se brenda pak ditësh ndoshta edhe në fundjavë do të vihet epilogu i iniciativës së marrë nga Nisma për futjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Mustafës në Kuvendin e Kosovës.
Bajrami ka thënë gjithashtu se janë në kërkim të votave, 61 prej tyre që iu nevojiten për ta rrëzuar Qeverinë, transmeton Indeksonline.
Këtë deklarim Bajrami e bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Në mbledhjen e kryesisë është vendosur që të enjten të jetë një seancë me interpelanca të mbetura derisa në javën tjetër të mbahet një seancë të rregullt.
BURIMI: Indeksonline