(2LONLINE) – Viti i kaluar ishte vit në të cilin janë dhënë shërbimet e shpejta, kualitative dhe konform kërkesave të qytetarëve, në Qendrën për Shërbime me Qytetarë (QSHQ), dhe edhe në këtë fillim vit puna ka nisur dhe po vazhdon mbarë, kanë thënë drejtuesit e kësaj qendre.
Kujtim Bajrami, shef i QSHQ-së, ka thënë se kjo Qendër gjatë vitit 2013 ka pasur një avancim dhe ngritje të shërbimeve, ku qytetarët kanë marrë përgjigje brenda afatit kohor siç e parasheh ligji, përveç ato kërkesa të cilat kanë qenë më specifike, ku edhe janë informuar palët për lëndën e tyre që është në procesin e përpilimit të përgjigjes.
“Vetëm duke u bazuar në numrin e kërkesave shihet se fluksi i qytetarëve të cilët i drejtohen qendrës është shumë i madh, ku në vitin 2013 QSHQ ka pranuar gjithsej 23368 kërkesa, ndërsa janë miratuar-kthyer përgjigjeje gjithsej 20133, ndërsa janë refuzuar 1568 kërkesa, por po ashtu një pjesë e këtyre kërkesave është bartur në vitin 2014”, ka thënë Bajrami.
Ai shto se edhe në fillim të vitit 2014 ka filluar gjithçka mirë ku shërbimet ndaj qytetarëve janë në nivelin e duhur dhe në muajin janar nga ana e qytetarëve janë parashtruar gjithsej 2661 kërkesa, ndërsa përgjigjeje gjatë muajit janar kanë marrë gjithsej 1638, ku ky ka qenë një fluks i madh nga ana e qytetarëve që i janë drejtuar komunës me kërkesa të ndryshme, po ashtu për opinionin duhet sqaruar se një pjesë e mbetur e këtyre kërkesave pa përgjigje kanë ende kohë në bazë të ligjit për ta kthyer përgjigjen.
“Vlen të ceket se nga janari i këtij viti komuna ka filluar së aplikuari protokollin unik-elektronik në të gjitha drejtorit dhe njësit e saja, që do të jetë edhe një lehtësi shtesë për të gjithë sektorët e Komunës, thotë Bajrami, për të rikujtuar se në vitin 2013 e kanë pasur një arritje të mirë të perfomancës në matjen e indikatorit prej 97.55% të lëndëve të miratuara,
“Presim që këtë vit presim ta kemi edhe më të lartë përqindjen pasi që ka pasur kërkesa të shtuara në krahasim me janarin e vitit të kaluar ku gjithsej kërkesa të pranuar nga ana e QSHQ ishin 1656”, thotë Bajrami.
“Qendra për Shërbim të Qytetarëve është e hapur për të gjithë qytetarët e interesuar për kërkesa ndaj institucionit të Komunës. Zyrtarët tanë përherë i informojnë, udhëzojnë dhe mbështesin gjatë interesimit të palës për t’iu drejtuar një drejtorie apo sektori për një çështje të caktuar”, shprehet Kujtim Bajrami, shefi Qendrës prë shërbime me qytetarë /2lonline/