/2L ONLINE/ – Kryetari i Klubit Hendbollistik “Zhegra”, Bajram Isufi është zgjedhur anëtari më i ri i Bordit në Federatën e Hendbollit të Kosovës, krejt kjo falë angazhimit dhe kontributit të tij ndaj hendbollit në Komunën e Gjilanit dhe veçanërisht ndaj KH Zhegra.
Anëtarët e kryesisë dhe lojtarët e KH Zhegra e kanë uruar Isufin për këtë detyrë, me besimin e plotë se ai këtë do ta kryejë me përgjegjësi të plotë si dhe i kanë uruar suksese të mëtutjeshme. /2L ONLINE/