Bajram Hasani, do të jetë njëri nga kandidatët për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD. Këtë e ka bërë me dije Hasani përmes një postimi në profilin e tij.
Ja postim i plotë:
Të dashur miq e mikesha,
Dua të ju njoftoj se jam kandidat për deputet nga radhët e koalicionit fitues AAK-PSD.
Rajoni i Anamoravës ka nevojë për një përfaqësim më të madh në Kuvendin e Kosovës.
Besoj shumë në ndihmën tuaj që rajoni ynë por edhe Kosova të përfaqësohet nga njerëz të ri. Besimin tuaj do ta përkthej në punë. Besoj që gjatë kohës sa kam qenë ministër i Tregtisë dhe Industrisë e kam dëshmuar përkushtimin tim për të mirën e vendit tonë.
Dalshim faqebardhë në rrugën tonë për 100 % shtet!