DYLON

Kosova mbyll përgatitjet e fundit, në “Fadil Vokrri” zbret Kombëtarja e Çekisë

Kosova mbyll përgatitjet e fundit, në “Fadil Vokrri” zbret Kombëtarja e Çekisë
Avatar photo Elife Sherifi

Gjatë ditës, Kosova ka zhvilluar stërvitjen e fundit, ndërsa pas saj në Stadiumin “Fadil Vokrri” kanë zbritur edhe futbollistët e Çekisë.

Skuadra e Çekisë ka arritur në Kosovë, ku edhe janë duke i zhvilluar stërvitjet e tyre në stadiumin “Fadil Vokrri”, para se të përballen nesër me Dardanët.

Bashkë me ta u panë edhe disa tifozë cekë, të cilët tashmë kanë filluar grumbullimin.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, Kosova në këtë takim hyn me disa mungesa të lojtarëve për shkak të lëndimeve, mirëpo sipas Challandes lojtarët do të japin maksimumin.

Nesër do të luhet ndeshja e shumë pritur mes Kosoves dhe Çekisë në kuadër të kualifikimeve Euro2020.