Bajram Hasani, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD, ka thënë se mbrojtja e konsunatorëve do të jetë njëra prej çështjeve të rëndësishme të cilëm do e traktojnë pas ardhjes në Qeveri.
Ai gjatë një takimi me qytetarë ka folur për Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.
” Tashmë në të gjitha marketet e vendit, pranë çdo produkti e keni të vendosur flamurin e vendit të origjinës. Kjo është rreglluar me ligj gjatë kohës sa unë isha ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Për nevojën e zbatimit të Ligjit për Konsumatorin sonte folëm me banorët e fshatrave Malishevë e Epërme, Malishevë e Ulët, Ulgar, Bukovik e Capar. “, ka shkruar ai në Facebook.
Hasani ka folur edhe për taksëm, për Fondin Zhvillimor, për rritjen e pagave.
✅119 AAK-PSD
✅1 Ramush Haradinaj
✅31 Bajram Hasani
e sponsorizuar