NISMA për Kosovën i ka besuar me të drejtë Bajram Hasanit që në zgjedhjet e 11 qershorit të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA.
Hasani garon me numrin 22, dhe sfondi i tij i deritanishëm, si një familjar i shkëlqyeshëm, biznesmen i suksesshëm dhe një politikani me elan pozitivë, që prioritet i prioriteteve për të është, interesi dhe vetëm interesi qytetarë, përbënë diferencën karshi të tjerëve dhe është garancë se qytetari do t’i besojë për të qenë deputet në Parlamentin e Kosovës.
Mjaftë i njohur në skenën politike, duke qenë aktualisht edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, ku shquhet në të qenit në shërbim të qytetarit dhe komunës dhe po ashtu edhe si pjesë e subjektit NISMA për Kosovën, është shquar për angazhimin e tij, duke qenë një nga zërat më aktiv në NISMA. U dallua si një prej zërave më kundërshtues të demarkacionit e asociacionit të komunave me shumicë serbe, por edhe në çështje tjera ku është cenuar interesi qytetar e i vendit.
Bajram Hasani, është magjistër i ekonomisë dhe me përvojën e tij dëshiron t’i ndihmojë zhvillimit ekonomik të vendit. Hasani ka punuar suksesshëm zyrtar i lartë në NLB Bank. Për t’iu përkushtuar më pas biznesit privat, duke ngritur Kompaninë “Bungu”, që me punën cilësore, qasjen e sinqeritetin ndaj klientelës, shpejtë u bë emër besimi në këtë fushë, si në rajonin e Anamoravës, Kosovës, por edhe më gjerë.
Bajram Hasani është një kandidat i duhur, i gatshëm për t’i shërbyer qytetarit, e kaluara dhe e tanishmja e tij ka dëshmuar se ia në çdo fushë vepron me dinjitet. Si një personalitet i kompletuar dhe i përgatitur mirë., i moralshëm dhe i pastër edhe në politikë, asnjëherë i përfolur për ndonjë aferë gjatë karrierës së tij. po garon për të qenë pjesë e parlamentit, për të dhënë gjithçka nga vetja e tij për Kosovën dhe qytetarët e saj, pa dallim.
Bajram Hasani jeton në Gjilan, është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.
Ftohen qytetarët ta mbështesin atë.
Voto koalicionin fitues 12
Voto Bajram Hasanin 22
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017