/2L ONLINE/ – Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, kanë akuzuar qeverisje e tanishme në Gjilan, për gjendjen e rëndë në arsim, madje sipas tyre edhe një premtim i kryetarit të komunës Lutfi Haziri për depolitizim të këtij segmenti, le që nuk ëshët bërë, por politizimi i kësaj sfere është i tejskajshëm.
Besa Baftiu, kryetare e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan ka thënë se përkundër premtimeve të këtij pushteti gjendja në arsim është e njëjtë pa ndonjë risi për të mirë edhe në këtë fillim vit ë ri shkollor. Ajo tha se përkund që ka mësimdhënës që duan, kanë gatishmëri të punojnë për të mirë, udhëheqësia e tanishme me komunën, po i pengon këto procese.
E para e Vetëvendosjes në Gjilan tha se sikur në qeverisjen e kaluar nën drejtimin e Qemajl Mustafës që gjendja në arsim ishte e keqe, ashtu po vazhdon të jetë edhe nën qeverisjen e Lutfi Hazirit, pra nuk ka përmirësime në qeverisje, përkatësisht në arsim, por ka vetëm ndërrim të emrave në udhëheqje me komunë.
Baftiu ka përkujtuar edhe premtimin e Lutfi Hazirit për depolitizim të shkollave, një premtim, që sipas saj, ka mbetur vetëm në letër sepse, jo që nuk kemi pas depolitizim, por kemi politizim të tejskajshëm. Ajo thotë se po që se nuk je militant i partive në pushtet, militant i LDK-së, nuk mund të punësohesh në arsim, bile as mirëmbajtës nuk mund të punësohesh po që se nuk je i tillë. /2L ONLINE/