Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë raportuar për një rast të lëndimit të lehtë trupor që ka ndodhur në Jasenovik të Komunës së Novobërdës.
Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, duke iu referuar deklaratës së ankuesit, ka bërë me dije, se një qytetar serb, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari, babai i tij, e ka sulmuar atë verbalisht dhe fizikisht ku pastaj edhe me një motosharrë, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore në dorë.
Viktima ka pranuar edhe ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është sjellë në stacion dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, i njëjti ndalet në mbajtje për 48 orë.