Sinqerisht është për keqardhje që ende nëpër debate zgjedhore flitet për kanalizimin dhe ujin e pijes në Gjilan. Imagjinoni, ku kanë arrit vendet e rajonit, ne ende flasim për kanalizim dhe kundërmim të lumenjve.
Nga: Ardian Azemi (AAK)
Pa u skuqë fare përpiqen me i përvetësua projektet e qeverisë Haradinaj për Gjilanin dhe përgjithësisht për Anamoravën.
Qytetarët duhet ta kuptojnë se meritorë nuk janë ata që presin shirita, por ata që e kanë kuptu saktë përgjegjësinë që kanë në pozitat që i marrin, ata që e rikthyen vëmendjen e pushtetit qendror kah Gjilani.
Haradinaj nuk ka fol për këto projekte, anipse secilën ditë disa janë munduar t’i përvetësojnë. Nuk e di si ka mundësi që dikush më u mburrë për një punë për të cilën paguhet dhe ka marrë besimin e qytetarëve. Është obligim i tij ose saj nga momenti që merr përgjegjësi. Haradinaj dhe Aleanca në secilën kohë dhe sa herë kanë qeverisur e kanë dëshmuar këtë.
Disa kandidatë edhe nuk mund të shprehen ndryshe, sepse duhet domosdo me iu përmbajt edhe shenjave të pikësimit që ia jep partia, lëre më qëndrimet, kritikat dhe premtimet. I kanë ndal projektet për Gjilanin, aty ku I kanë marrë mbi 32 mijë vota. Pesë pare si japin kur dalin para qytetarëve. Minimalisht do të duhej të skuqeshin!
Nëse do të marr besimin e qytetarëve për të qenë anëtar I Kuvendit të Komunës në Gjilan, ju garantoj se mandatin tjetër do të më kërkoni për kryetar. Pesë pare si jap kush qeverisë, dikush tjetër apo partia ime. Brenda përgjegjësive të një anëtari të Kuvendit, ju jap fjalën se do të jem I pa durueshëm për qeverisjen komunale me kërkesa për të përgjithshmen.
Me Nazim Gagicën kryetar, shumë i bindur jam se do të jetë krejt një Gjilan ndryshe pas 4 viteve. E njoh kohë të gjatë, si familje e si individ, e njohim të gjithë edhe si udhëheqës.
Ka shumë punë në Gjilan, si në qytet ashtu edhe në fshatra.
E marr shembull rrugën kryesore nga shkolla fillore në drejtim të lagjes sime “Arbëria”. Është trishtim me i pa nxënësit që kryesisht janë nga parashkollorë e lart, nëpër rrugë në mungesë të trotuareve e pa pengesa fizike që ndan ato nga rreziku i veturave. Nuk ka kosto disa milionëshe bre kjo punë me u kry. Pse duhet të jemi aq të pa vëmendshëm në raport me kërkesat e qytetarëve. Është e pafalshme!
Bashkë do të mundemi me bë shumë punë të mira. Duhet të mësohemi ta kapërcejmë vetveten në raport me interesin e përgjithshëm. Do të mësohemi, shumë shpresoj!
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/