“E papranueshme që të pamundësohet ndalja e veturave për 3 minuta në rrugën “Abdullah Tahiri”, nga ish-kadastri në Gjilan e deri tek rruga e Malishevës. Kjo vetëm në njërën anë në drejtim të Bujanocit, por jo edhe në anën tjetër. Kjo pengesë i mbytë bizneset që ndodhen skaj kësaj rruge, sepse pamundësia për tu ndalur për 3 minuta veturat i dobëson jashtëzakonisht bizneset”, thotë Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
Sipas tij, po ashtu, kur bashkudhëtarët janë në Kosovë, gastronomisë duhet t’i mundësohet puna deri ora 24:00, për lokalet brenda qytetit.
“Vendlindja duhet të jetë interesante për rininë e diasporës sonë. Komuna nuk duhet të bëhet arsye që ata ose të mos vijnë fare në pushime, ose të vijnë e ato t’i kalojnë diku tjetër. Kosova duhet të jetë sa më tërheqëse për bashkatdhetarët tanë, sepse janë ata ndër më meritorët për lirinë, krijimin dhe ndërtimin e shtetit”, thotë Azemi i AAK-së. /2LONLNE/