DYLON

LDK: Komuna e Gjilanit- “nënë” për militantët partiakë e “njerkë” për qytetarët profesionistë e bizneset 

LDK: Komuna e Gjilanit- “nënë” për militantët partiakë e “njerkë” për qytetarët profesionistë e bizneset 
Avatar photo Redaksia

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka mbajtur sot konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan, ku u paraqiten Burim Berisha dhe Betim Latifi, anëtarë të Kryesisë së Degës, të ciltë adresuan kritikat e tyre në adresë të pushtetit.

“Profesionalizmin, transparencën e llogaridhënien i kishin vathë në vesh gjatë fushatës elektorale, por siç duket nuk ia kanë as më të voglën ide se si duhet të realizohen këto objektiva. Zyrat e Komunës janë të mbushura me militantë partiakë. Para profesionistëve të vërtetë, partia në pushtet po u jep hapësirë militantëve pa asnjë lloj kualifikimi profesional për punën që duhet ta bëjnë”, ka thënë Betim Latifi i LDK-së.

EkoHigjiena

Ai shtoi se “në vend se të tregohet transparent me ata që përfaqësojnë qytetarët e Gjilanit, pra me anëtarët e Kuvendit Komunal, ai, rolin e tij si një aktor komedian, siç ka bërë që nga fillimi, po vazhdon ta bëjë edhe tani në Teatrin e Qytetit. Imagjinojeni, për mospunën e tij del e raporton në teatër, e jo në kuvend!”.

“Transparencën e shkeli me dy këmbë edhe tek ndërmarrjet publike. Nuk publikoi askund konkursin për anëtarët e Bordit në Ndërmarrjen Publike “Tregu”, e në Ndërmarrjen Publike “Stacioni i Autobusëve” emëroi në Komisionin e Aksionarëve një anëtar të komunitetit serb nga komuna e Parteshit, vetëm për të përmbushur pazaret e dakorduara në fushatën zgjedhore.  Ne jemi pro integrimit të komuniteteve pakicë në Gjilan dhe Kosovë, por kundër keqpërdorimit të pushtetit në mënyrë të tillë, – tha Latifi para medieve. 

Ndërsa, Burim Berisha, anëtari tjetër i Degës ës LDK-së së Gjilanit, kërkoi nga i pari i ekzekutivit të tregohet më zemërgjerë me mërgatën e bizneset tona gjatë verës. Ai kërkoi që të merret një vendim për zgjatjen e orarit të punës për subjektet e biznesit në Komunën e Gjilanit. 

Me këtë vendim të përcaktohet zgjatja e orarit të punës për sezonën verore, e cila do të ishte mirë të fillonte prej tani deri në fund të muajit gusht. 

Subjektet e biznesit të lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre me këto orare: 

E hënë, e martë, e mërkure, e enjte, e diel- deri ne ora 00:00. 

E premte dhe e shtunë- deri në ora 01:00. 

“Ky orar do ta lehtësonte punën e bizneseve gjilanase gjatë verës dhe do u jepte hapësirë bashkatdhetarëve të frekuentojnë më gjatë këto vende.  Zgjatja e orarit të punës për bizneset, nuk nënkupton zgjatje të orarit të punës për punëtorët, pra ata nuk duhet të punojnë mbi 8 orë”, ka thënë Berisha i LDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.