“Çerdhet publike në Gjilan, ka kohë që nuk furnizohen me ushqim të shëndetshëm, madje as me ushqim elementar, as pemë e perime. Çerdhet nuk kanë as qepë, imagjinoni”, ka thënë në një reagim të tij, Ardian Azemi, sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjilan.
Sipas Azemit të AAK-së, krejt çka servohet në çerdhet publike në Gjilan është herë oriz në mëngjes e makarona në drekë, e herë makarona në mëngjes e oriz në drekë, por jo përtej kësaj.
“A e kuptoni çka domethënë që ata fëmijë me mbetë pa ushqim të shëndetshëm, në atë moshë të njomë? Gjilani nuk e ka merituar një qeverisje të këtillë. Folëm për Çerdhet, por ama asnjë sektor tjetër nuk është ma mirë”, ka thënë Ardian Azemi, sekretari i përgjithshëm i AAK-së, në Gjilan. /2LONLINE/