Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjilan, Ardian Azemi ka thënë se futbolli gjilanas dhe tifozët nuk e meritojnë të mbesin edhe më tutje pa stadiumin e tyre. Ai ka kujtuar premtimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni të dhënë në shtator të vitit 2021.
“Në shtator të vitit 2021, kryetari i Komunës së Gjilanit pati premtuar se derbi që luhej atë ditë kur ai ishte në stadium, është i fundit që luhej në atë stadium, sipas tij, derbi i ardhshëm do të ndodh në stadiumin e ri”, ka potencuar Azemi, për të kujtuar se kemi gjendjen e njëjtë në stadium.
Ai ka thënë se derbi i ditës së sotme në mes Dritës dhe Gjilanit, do të duhej të ndodhte në stadiumin e ri, aty ku meriton të bëhet lojë, aty ku meritojnë të bëjnë tifozllëk tifozët.
Azemi ka shtuar se asnjë lëvizje në këtë drejtim, ndërsa stadiumi i Gjilanit mbetet ashtu si është më keq, me një fjalë, as nuk është as nuk duket si stadium normal.
“Jo vetëm stadiumi, por asnjë projekt tjetër në Gjilan nuk ka nis e as nuk ka përfunduar. Epo, s’ka si të përfundon diçka pa nisur”, ka thënë Azemi i AAK-së.
Sipas tij, Gjilani nuk e ka merituar këtë mentalitet politik ta ketë në udhëheqje.
“Nuk reagojmë për inate politike. Secili qytetarë i Gjilanit përditshëm po pëson nga qeverisja shkatërruese edhe e nivelit lokal por edhe e atij qendror”, ka thënë, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së në Gjilan. /2LONLINE/