“E fundit për nga performanca, e para për punësime familjare e partiake. Prej ditës së parë në pushtet, asnjë konkurs nuk ka kaluar pa telashe. Dallavere në arsim, dallavere në shëndetësi, bujqësi, kulturë e ku jo. Sa konkurse janë anuluar shkaku i reagimeve tona e i njerëzve të cilëve iu ka bërë e padrejtë”, shprehet, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
Sipas tij, Gjilani ndodhet në situatën më të rëndë prej kur është çliruar Kosova. Asnjëherë nuk ka pasur qeverisje më të dobët, më arrogante e më të zhytur në skandale se kjo aktualja.
“Miqtë e mikeshat nderohen me mjete personale e në vende pune nëpër kompani private, jo në institucione publike. Është e turpshme me pa komunën tonë në ballinat e mediave nacionale përditë e vetëm për të keq”, thotë tutje, Azemi i AAK-së.
Sipas tij. Gjilani nuk e meriton këtë trajtim, sikurse gjilanasit nuk kanë votuar për këtë mendësi të çoroditur politike.
“Nuk e kanë fundin larg, as në Gjilan e as në nivel vendi”, thotë Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan. /2LONLINE/