DYLON

Zëvendësministri Syla dhe anëtarët e Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bundestagut gjerman vizituan Gardën Kombëtare të FSK-së

Zëvendësministri Syla dhe anëtarët e Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bundestagut gjerman vizituan Gardën Kombëtare të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Pas vizitës zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes, anëtarët e Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bundestagut gjerman, të shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, kanë vizituar kazermën e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Pomozatin.

Ata u mirëpriten nga komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Naim Haziri, i cili i informoi për mbarëvajtjen e aktiviteteve, operacionet që realizon Garda Kombëtare, personelin, objektivat, kapacitetet trajnuese që ofron Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, etj.

EkoHigjiena

Në kuadër të vizitës, ky delegacion u njoftua me ambientet trajnuese të Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim, si dhe u njoftuan me kapacitetet dhe aktivitetet e kësaj Qendre.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.