Avokati dhe biznesmeni gjilanas, Arsim Vranovci, njëherësh edhe President i Shoqatës së Miqësisë Kosovë- Austri si dhe President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, u takua me ish-kongresmenin dhe ambasadorin amerikan në OKB, mikun e Kosovës, Tony Hall gjatë Konferencës së Lidershipit, konferencë kjo që po mbahet në Prishtinë.
Vranovci u shpreh se ndihet shumë i lumtur që u takua me një mik të Kosovës dhe theksoi se zotëri Hall ka qenë një zë i fortë në mbrojtjen e popullit tonë dhe në kërkesën për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Avokati dhe biznesmeni Vranovci, njëherësh edhe President i Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri si dhe President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, e ka falënderuar ish kongresmenin dhe ambasadorin amerikan ne OKB, Tony Hall, lidhur me kontributin e tij për shtetin e Kosovës. /2LONLINE/