DYLON

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kampion të Kosovës në Volejboll

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kampion të Kosovës në Volejboll
Avatar photo Redaksia

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” janë shpallur kampion të Kosovës në Volejboll, ngase në një konkurrencë të fortë me bashkëmoshatarët e tyre nga mbarë Kosova, ata kanë dalë më të mirët dhe me plot meritë janë shpallë kampion për edicionin e vitit 2023.

Të udhëhequr nga trajneri e pedagogu, Blerim Shala, nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kanë mundur të gjithë kundërshtarët me radhë, në ndeshjet që janë zhvilluar në qytetin e Malishevës.

EkoHigjiena

Fillimisht at mundën ekipin që vinte nga Rajoni i Gjakovës, ekipin e Rugovës që e mundën me rezultat 2:0 në sete. Ndeshje më të vështirë patën me Drenasin, të cilin e mundën me rezultat 2:1 në sete, për të shkëlqyer ndaj Vushtrrisë në finale, të cilën e mundën me rezultat 2:0 në sete dhe për të ngadhënjyer në edicionin e sivjetmë.

Ky titull është më se i merituar, ngase profesori Blerim Shala ka bërë një punë të mrekullueshme me këta nxënës, nuk ka kursyer mundin, djersën e ka sakrifikuar shumë, vetëm e vetëm që të arrijë qëllimin që vetit i ka vënë para. Ai ka ndërtuar një lojë të shkëlqyeshme, me shërbime të forta e të sakta, lojë të mirë në mbulimin e fushës, pranim të përkryer e sulme të rrufeshme, për të cilat kundërshtarët nuk patën zgjidhje. Krejt këto ishin variante të ushtruara dhe krejt mundi i muajve të tërë në fund është shpërblyer.

Ky titull është shpërblim edhe për të gjithë nxënësit e tjerë, kolegët në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, për aktivin e Kulturë Fizike dhe Sportit, për drejtorinë e shkollës, por edhe për Drejtorinë e Arsimit në Gjilan, Sportin Shkollor dhe tërë komunën e Gjilanit e rajonin.

Pa dyshim se lëvdatat shkojnë edhe për nxënësit: Dilon Latifaj, Vebi Syla, Erblin Idrizi, Ledion Pajaziti, Ehad Maliqi, Engjull Surdulli, Jon Maliqi, Olt Bajrami, Blin Jakupi, Maliq Arifi, Drilon Ibrahimi e Drit Sadiku. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.