Në stadiumin “Fadil Vokrri”, u zhvillua sfida e yjeve mes skuadrës së Granit Xhakës dhe Milot Rashicës.
Mesfushori i Arsenalit dhe ai i Werder Bremenit kishin krijuar ekipet e tyre që luajtën përballë njëri-tjetrit, për të dhuruar spektakël për të gjithë dashamirësit e futbollit.
Disa orë para sfidës, pjesëmarrësit e sfidës së yjeve, i kanë surprizuar të gjithë, teksa vendosën të udhëtonin me autobusin urban nëpër rrugët e Prishtinës.
Ky moment pikant, u filmua nga trajneri Ismet Munishi, i cili nuk ka nguruar ta gjuajë urbanin me të cilin po udhëtonin skuadra e Xhakës dhe ajo e Rashicës, si më të shtrenjtin në botë për momentin.