DYLON

Ismet Munishi kryetrajneri i ri i Gjilanit

Ismet Munishi kryetrajneri i ri i Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Pas dorëheqjes nga Bylbyl Sokoli dhe vendit të lënë bosh nga ai, sot skuadra jonë në krye të shtabit teknik ka emëruar trajnerin e mirënjohur në vend, Ismet Munishin.  Marrëveshja e konkretizuar sot në ambientet e klubit të Gjilanit, e bënë Ismet Munishin për 1 vit e gjysmë si shef të shtabit teknik në skuadrën tonë”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit kuq e bardh.

Përndryshe, tutje thuhet se Ismet Munishi njihet për energjinë pozitive që përçon tek futbollistët dhe përkrahjes e motivit që ju jep atyre, ai gjithashtu kishte drejtuar me mjaft sukses ekipe të ndryshme në Superligë, ku vlen të theksohet titulli kampion me Vushtrrinë në edicionin 2013/14.

EkoHigjiena

“Kryetrajneri i ri i skuadrës sonë aventurën e tijë të fundit e kishte në Suharekë, ku për dy edicione me shumë sukses kishte arritur ta drejtonte KF Ballkanin, me ç’rast skuadra e drejtuat nga ai njihej për futboll të shpejt dhe dinamik dhe duke arritur edhe në finale të kupës në edicionin e kaluar”, thuhet tutje në komunikatë.

“Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”, përfundon komunikata. /2LONLINE.com/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.