Aurora Osmani, drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan, tha se ndihet e lumtur që sot u nderua me mirënjohje nga shoqata Down Syndrome Kosova, për kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm për hapjen e kësaj qendre në Komunen e Gjilanit.
“Pikërisht sot, në ditën kur Komuna jonë hapi manifestimin tradicional të Flakës së Janarit, rastisi bukur që edhe ta bëjmë hapjen e Down Syndrome, ku në këtë mënyrë në forma të ndryshme, por përherë duke iu gjetur pranë njeri-tjetrit, ta mbajmë gjallë emëruesin tone të perbashkët shqiptar, ndihmën, bamirësinë e empatizmin”, ka thënë Drejtoresha Osmani.
Ajo u shpre falënderuese ndaj drejtoreshës, Sebahate Hajdini Beqiri, që fëmijëve të qytetit tonë, ia krijoi mundësinë për të marrë shërbimet e duhura. “E neve na lehtësoi pafundësisht angazhimin dhe dëshirën tonë për të realizuar obligimin institucional e misionin human, u shpreh drejtoresha e DSHMS-së. /2LONLINE/