Vepra e Memli Kelmendit e kompozuar për korin miks “Ater Umbra” me datë 11 qershor, do të interpretohet në Paris – Francë nga ansambli vokal EVOC (Ensemble Vocal Creation)
Vepra do të interpretohet në “Eglise Saint-Michel des Batignolles” të Parisit dhe do të dirigjohet nga Camille Coillet.
Po ashtu e njejta vepër do të interpretohet përseri me 24 qershor nga po i njejti ansambël.
“Më vjen shumë mirë që në kuadër të shumë kompozitorëve të njohur botëror gjendet dhe vepra ime në repertuarin e këtij ansambli. Më vjen mirë që vepra ime po pelqehet dhe po vazhdon të interpretohet nëpër vende të ndryshme të botës”, u shpreh Memli Kelmendi
Ater Umbra më parë është interpretuar nga Ansambli Vokal Attacca, Kori i filharmonisë së Kosovës, Cane Bay Cobra Chorale – Çarlston -SHBA.
Deri më tani veprat e Memli Kelmendit janë interpretuar nëpër vende të ndryshme të botës: SHBA, Argjentinë, Kile, Filipinë, Çeki, Itali, Romani, Turqi, Bosnjë, Kroaci, Maqedoni, Kosovë etj.
Concert le 11 juin avec Cœurs en Chœurs