Futbollisti i Kosoves, Atdhe Nuhiu me shumë gjasë do të largohet nga klubi anglez Shefield Wednesday në këtë muaj. ‘FootballLeagueWorld’ ka bërë me dije tre emra, të cilët mund të largohen nga Sheffield Wednesday këtë muaj.
Në mesin e tyre është edhe sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu. Nuhiu tash e disa sezone është pjesë e klubit anglez që garon në ragun e dytë të futbollit “Championship”.
Reprezentuesi i Kosovës edhe këtë sezon nuk ka arritur të zë vend në formacionin titullar të trajnerit Gary Monk.
Ai ka shënuar tre gola në të gjitha garat derisa kontrata i skadon në fund të këtij edicioni.