“Është privilegj të jem pjesë e njërit prej klubit më të madh ne Kosovë. Drita është një klub model dhe secili lojtarë dëshiron ta bart fanellën e këtij klubi. Ka një grup të jashtëzakonshëm të lojtarëve. Jam shumë i lumtur me aventurën time të re, dhe mezi po pres ti takojë shokët e ekipit dhe të fillojmë punën”, ka thënë Astrit Thaqi, lojtari që iu bashkua FC Dritës.
Ai ka falënderuar klubin për besimin e dhënë.
“Do të jap gjithçka nga vetja për klubin dhe tifozët dhe besoj shumë qe të bashkuar do ti arrijmë qëllimet tona”, ka thënë Thaqi. /2LONLINE/