DYLON

Gushica me ambulantë të re, donacion i Organizatës “Kuwait Society for Relief”

Gushica me ambulantë të re, donacion i Organizatës “Kuwait Society for Relief”
Avatar photo Redaksia

Banorët e fshatit Gushicë, i janë gëzuar sot projektit të ri që u realizua në fshatin e tyre, që i bënë ata me objekt të ri të ambulantes.

Kjo ambulantë e mjekësisë familjare, është donacion i “Kuwait Society for Relief”.

EkoHigjiena

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, mes tjerash tha se është ditë e veçantë për banorët e Gushicës, sepse po finalizohet një projekt që ka për qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore për ta.

“Investime të tilla, janë një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e këtyre zonave e fshatrave për rreth që mund ta frekuentojnë këtë objekt për shërbime mjekësore. Andaj, falënderoj këtë shoqatë dhe donatorët e saj që kanë përzgjedhur komunën e Vitisë, për të realizuar një projekt jetik për banorët e kësaj komune në veçanti për qytetarët që do të ju ofrohen shërbime primare shëndetësore në Gushicë”, ka thënë Haliti.

Ai madje ka ndarë mirënjohje për Adil Xherin, drejtor ekzekutiv i Zekat Vous dhe Shaqir Shaqiri drejtor për Kosovë.

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, ka falënderuar të gjithë ata që u angazhuan nga fillimi i projektit e deri më sot në finalizimin e projektit.

Gjithashtu falënderim i veçantë donatorëve të “Kuwait Society for Relief” me drejtorin e organizatës për Kosovë, Shaqir Shaqirin me bashkëpunëtorë, si dhe gjithë ata që u angazhuan këto tri ditë për të finalizuar punët e mbetura, sidomos ata të vullnetit të mirë.

Ajo theksoi po ashtu se me objektin e ri të ambulantes në Gushicë, do të ofrohen kontrolle mjekësore sipas orarit që do të përcaktohet, ndërkohë që ky projekt nuk do të jetë i fundit sepse po rishikohen nevojat për hapjen edhe të punkteve të tjera nëpër lokalitete ku paraqitet nevoja.

Një falenderim për donatorin dhe Institucionet komunale, e pati edhe kryetari i Këshillit të Fshatit Muhabi Zejnullahu.

Ambulanta në Gushicë, u rindërrua pasi objekti i vjetër ishte djegur, ndërkoh që objekti i ri do të ketë një hapësirë prej 150m2 dhe sipas marrëveshjes për realizimin e projektit i nënshkruar vitin e shkuar, vlera e ndërtimit të këtij objekti shëndetësor ka qenë rreth 94 mijë e 700 euro. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.