Sot, Qendra e Trajnimit e Asociacionit të Komunave të Kosovës mbajti takimin koordinues të radhës me organizatat partnere me qëllim të planifikiminit, koordinimit dhe organizimit sa më efektiv të trajnimeve për nivelin lokal.
Seria e këtyre takimeve është nismë e AKK-së, dhe ka për qëllim që të koordinoj ofrimin e trajnimeve për të zgjedhurit dhe emëruarit politik në komuna si dhe shërbyesit civil.
Kjo nismë po vlerësohet si shumë e rëndësishme nga të gjitha organizata partnere që ishin pjesë e këtij takimi, sepse po shërben si mekanizëm i rëndësishëm në mënyrë që trajnimet për nivelin lokal të jenë sa më përmbajtësore dhe mos të ketë duplifikim të tyre. /2LONLINE/