Mençurisht e thotë populli: “Ra kjo dekë e u pamë”, thënie kjo që pushteti komunal në Gjilan, do të duhej ta ndjente jo si filosofi në sfond, por të shërbehet nga kjo për të reflektuar në ndërgjegjësimin e tij duke ndërmarrë masat me kompetencë, për evitimin e rrezikut potencial për sigurinë e qytetarëve në komunikacion.
Shefik Surdulli: /këshilltar komunal, nga Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan/
Aksidenti fatal i 8 marsit, i shkaktuar nga një maune në qendër të qytetit në Gjilan, I cili solli vdekjen e një qytetari tonë, pastaj shkaktoi lëndime të disa qyetarëve dhe dëme të konsiderueshme material, ishte sinjal alarmi për të gjithë ne, në plan të parë për pushtetin komunal, për ta parë se sa i lirë është çmimi i jetës sonë.
Infrastruktura në komunikacion në qytetin e Gjilanit është potencial i lartë i rrezikshmërisë, sidomos në disa prej pikave të saj frekuntuese, te rrethrrotullimet të cilat janë ndërtuar pa përfillë kriteret profesionale të komuniikacionit, si: rrethrrotullimi te Kazerma Ushtarake e FSK; te “Kosova Petrol” në afërsi të “Geti Market”; rrethrrotullimet në vazhdim në të njejtin aks rrugor Gjilan – Ferizaj, në drejtim të Livoçit të Ulët; rrethrrotullimi në afërsi të “ETC market”.
Ka edhe shumë defekte tjera të pasigurisë së lëvizjes së lirë siç janë: disa auto parkingjet “Taxi”; vendosja e pikave të shitjes në trotuar, etj, që duhet ta tërheqin vëmendjen e pushtetarëve për të reflektuar serizozisht dhe më përgjegjësi.
Asnjë pushtet nuk duhet të ketë prioritet më të madhë se sa sigurinë e qytetarëve.