(2L ONLINE) – Llojllojshmëria universale është vepër madhështore e Perëndisë! Paramendojeni një botë ku dominon uniformiteti. Të paktën njeriu nuk do të mund të i përballonte asaj gjendje uniform sepse është i krijuar që të jetoj dhe shijojë koloritin natyror-hyjnor, që nga galaksitë, sistemet diellore të ndryshme pa fund, trupa qiellor të gaztë ,të akullt, shkëmborë, me kushte jete sikur toka e jonë e mrekullueshme që vlon nga llojllojshmëria e faunës dhe florës si dhe vetë njeriut që është kulmi i krijimit! Dhe nëse flasim me gjuhen e popullit, do themi “shyqyr që është kështu se po të ishte ndryshe as që do të na jetohej!”
Jusuf Mustafa një hoxhë i nderuar i xhamisë së lagjes Arbëri, na thotë se Zoti na bënë të ditur në Kuran se qëllimi në krijimin e fiseve e popujve të ndryshëm është që ata ta njohin njeri tjetrin. popujt duhet ta njohin njeri tjetrin. Të mësojnë për diversitetin kulturor në mes tyre, gjuhen, traditën… Do me thënë njeri nga qëllimet e krijimit të racave dhe popujve të ndryshëm nuk është konflikti me tyre, por koloriti kulturor jo monoton. Pra shumëllojshmëria e tillë është shprehje e bujarisë së zotit kur krijoi gjithçka.
Pikërisht kjo xhami bënë ndryshimin pozitiv që kënaq edhe ndjenjën e të qenurit mysliman i devotshëm dhe njëkohësisht edhe shqiptar i denjë për kombin tënd mu ashtu si të krijoi Perëndia.
Kjo xhami ku njerëz të mirë i luten zotit, mbi minaren e sajë ka të vendosur shqiponjën dhe mbanë me krenari simbolin e këtij kombi,ndër më të vjetrit në tokë. Dhe të gjithë njerëzit ishin krenarë për këtë edhe ata që qëlluan andejpari si dhe ata që sapo kishin mbaruar lutjen dhe po dilnin nga xhamia duke mos përjashtuar edhe dijetarë fetarë aty.
Këtë xhami e kanë ndërtuar banorët vendas me djersen e tyre dhe është pronë e shenjtë e tyre. Prandaj, na thotë hoxhë Jusufi “me gjithë presionet ne do të vazhdojmë të jemi krenarë që jemi shqiptarë si dhe besimtarë të devotshëm të fesë islame”. /Xhelil ARIFI / 2L ONLINE/