“Punimet në rregullimin e infrastrukturës në qytetin e Vitisë po vazhdojnë me intensitet të shtuar, sipas dinamikës së paraparë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë.
Sot ka filluar ta asfaltohet edhe pjesa tjetër e rrugës në dalje të qytetit të Vitisë, deri në hyrje të fshatit Drobesh. Kryetari i komunës, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë, kanë parë nga afër punimet që janë duke u kryer në këtë rrugë.
Aty ata janë mirëpritur edhe nga banorët dhe disa përfaqësues të bizneseve që jetojnë dhe punojnë përgjatë kësaj rruge duke e mirëpritur këtë projekt, thuhet në njoftim. /2LONLINE/