Në fshatin Binqë të Vitisë, kanë filluar sot punimet për asfaltimin e një rruge. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol haliti ka vizituar vendpunimin.
Ai aty është pritur nga banorët e këtij lokaliteti të cilët e falënderuan atë për punën që po bënë Komuna e Vitisë në infrastrukturën rrugore.
Përndryshe Komuna e Vitisë po vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore në lokalitet e ndryshme të kësaj komune kurse në fshatin Binqë parashihen të asfaltohen edhe disa rrugë të tjera.