(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani me bashkëpunëtorë, kanë inspektuar punimet e rrugëve lokale të fshatit Kopernicë.
“Ka qenë premtim i imi që rrugët do të ndërtohen, në mënyrë që të gjithë qytetarëve t’u mundësohet qarkullim sa ma i mirë. Ky fshat kishte nevoja të kahmotshme për rregullimin infrastrukturorë dhe tani është koha që këto premtime të bien ne vendin e vet” ka thenë Sinani.
Qytetarët e kanë mirëpritur nisjen e realizimit të këtij projekti që sipas tyre, u ka munguar që një kohë të gjatë dhe që ka të bëjë me nevojat e tyre elementare. /2L ONLINE/