Asfaltohen rrugë të lagjeve në lokalitete të ndryshme të komunës së Vitisë.
Në vazhdën e projekteve që kanë për qëllim rregullimin e infrastrukturës rrugore në lokalitetet e komunës së Vitisë, është edhe një nga rrugët e lagjeve të fshatit Smirë, e cila është duke u përgatitur për asfaltim, thonë drejtuesit e komunës së Vitisë.
Për të parë nga afër punimet në këtë rrugë, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka vizituar këtë fshat dhe ka inspektuar punimet në rrugën në fjalë.
Ai me këtë rast tha se do të vazhdohet me rrugët e lagjeve në ato fshatra ku është i nevojshëm asfaltimi, por edhe me rrugët bujqësore, në bazë të projekteve të parapara që do të realizohen këtë vit. /2LONLINE.com/