Urimi i kreut të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, Naim Aliu me rastin e festës së Fitër Bajramit

Urimi i kreut të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, Naim Aliu me rastin e festës së Fitër Bajramit

Me emrin e Allahut Gjithëmëshirshmit,  Mëshiruesit,  Mëshirëplotit.

Falëmderimet I takojn Allahut të vetem, Ai është I lavdëruar mëngjes e mbrëmje, dhe vetem atij I takon Madhëria e pafundme.

Salatet e selamet tona qofshin për të dashurin e Allahut  Muhamedin a.s,familjen e tij të pastër shokët e tij besnik dhe mbi gjithë pasuesit e rrugës tij të drejtë.

Të dashur besimtarë!

Qytetar të nderuar!

vëllezër dhe motra!


 Nesër, më13 Maj 2021 është dita e parë e Fitër-Bajramit, ndaj me këtë rast, kam kënaqësinë që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe në emrin tim personal, t’i përgëzojë të gjithë  besimtarët për përmbushjen e njërit prej obligimeve  kryesore të fesë islame, dhe t’ua uroj Fitër – Bajramin, duke e lutur Allahun e Madhërishëm që të na ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji në shenjë respekti ndaj Krijuesit Fuqiplotë. 
Muhamedi a.s. thotë: “Kush agjëronRamazanin me besim dhe vetëllogaritje të sinqertë do t’i falet tërë çka ka gabuar më parë “

Festa e Fitër – Bajramit ngërthen në vete rikujtimin dhe përkushtimin ndaj Krijuesit të gjithësisë, të cilin besimtarët me të madhe e shprehën  edhe gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit.

Na bashkoi adhurimi ndaj Zotit, bamirësia, mirëkuptimi, zeqati e sadakaja, si dhe solidariteti dhe përkujdesja ndaj të varfërve, ndaj nesër krenarë e ballëhapur e festojmë Fitër- Bajramin.

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush I del në ndihmë vëllait tij, atij do t’I dalë në ndihmë Allahu I Madhërishëm.

Dega e shoqatës Bereqeti në Gjilan gjatë kësaj kohe ka ndihmuar me qindra familje nevojtare nëpër çdo cep të komunës tonë përfshi këtu edhe komunitetet pakicë pa asnjë përjashtim.

Ne si popull gjatë historisë kemi dëshmuar se solidaritetin e bamirësinë e kemi të kultivuar ndër breza saqë ky solidaritet është kthyer në virtyt, dhe fal këtij virtyti, si komb kemi arritur të përballojm shumë vështirësi e fortuna.

Duke I dhënë lamtumirën dhe duke u përshëndetur me muajin e bekuar të ramazanit, besojm fuqishëm se Mëshira dhe begatitë e Zotit në këtë muaj e veçanërisht vet agjërimi si ibadet e shtyllë e islamit na kanë bërë neve më të devotshëm, me te ndjeshëm për njëti tjetrin e me solidar e me bujar.

Të dashur besimtar!

Në emër të institucionit të Këshillit të bashkësisë islame në Gjilan, dhe në emër tim ju falemderoj për qytetarin e teguar në rrespektimin e masave anti covid 19.

Ne si besimtar kemi për obligim të tregohemi të kujdesëshëm e të disiplinuar dhe ti përmbahemi udhëzimeve dhe rekomandimeve tona institucionale për formimin e të cilave, bashkë si komb kemi luftuar e kemi derdhur gjak.

Lutemi që Zoti I gjithëfuqishëm të ketë mëshiruar gjithë ata që kanë ndrruarr jetë nga virusi covid 19, gjersa për të infektuarit lutemi që të gjejnë shërim sa më të shpejtë.
Le tëfrymëzohemi edhe me këtë rast, nga këto momente më të bukura për besimtarin ngase ai sot përfundon agjërimin e muajit të Ramazanit me se kryen një obligim që i kacaktuar Zoti, dhe me të drejtë pret të shijoj begatitë që ka dhuruar i Madhi Zot për njeriun, ndaj duhet vazhduar me vepra të mira, në mënyrë që Zoti të jetë i kënaqur me veprat tona, ngase të gjithë bashkë  jemi përgjegjës para Zotit për veprat tona.

Të nderuar qytetarë!

Vëllezër e motra!

Kurani mbështet konceptet e moralit,dashurisë e mëshirës, përkushtimit e sakrificës,tolerancës dhe paqes,besimtari i pajisur me këto virtyte përhap dashuri, respekt, harmoni e kënaqësi te të gjithë njerëzit që janë të prirë të punojnë vepra të mira.
Islami nëpërmjet agjërimit dhe adhurimeve të tjera i ka pastruar shpirtrat e njerëzve nga urrejtja e xhelozia, i ka dëlirësuar nga egoizmi pangopësia e koprracia duke i udhëzuar ne respekt ndaj njëri tjetrit, në ngritjen e një shoqërie humane,në të cilën gjykon dashuria hyjnore,e ngritur mbi principet e fuqishme të drejtësisë, bamirësisë e mëshirës. Nisur nga këto parime unë ju porosis të gjithëve që të shtrini dorën e ndihmës ndaj skamnorëve, jetimëve dhe të gjithë atyre që janë ne nevojë.
Ashtu si ishim të bashkuar, human e të dinjitetshëm, tolerant e të disiplinuar gjatë muajit të agjërimit, ashtu duhet të jemi bashkë e unik gjithëherë për të çuar përpara vendin tonë atje ku synojmë të gjithë.  
Në fund më lejoni që edhe njëherë t’ua uroj nga zemra Fitër- Bajramin të gjithë vëllezërve e motrave tona, kudo që gjenden.


Me fat ju qoftë festa Fitër- Bajramit!


Këshilli i Bashkësisë Islame – Gjilan

Kryetari: Naim Aliu

KOMENTE