(2L ONLINE) – Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri po vazhdon të realizojë projektet e saj të mëdha, për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve të saj, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra për informim e komunës së Gjilanit, për të vazhduar me atë se në mesin e projekteve të shumta që po realizohen në Gjilan, janë edhe ato për asfaltimin e pesë rrugicave në lagjen “Zabel i Sahit Agës”, konkretisht në rrugën “Mulla Idrizi”, sipas standardeve europiane në dhe gjatësi prej 1.5 kilometra.
Për të parë punimet nga afër ka dalë në vendin e ngjarjes shefi i Kabinetit të kryetarit Haziri, Arbër Ismajli, si dhe drejtorët komunal: Sokol Haziri, Salih Kqiku dhe Valon Shefkiu.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, tha kjo është një vazhdimësi e projekteve të mëdha që Komuna e Gjilanit po i realizon në kuadër të katërshes së madhe të prioriteteve të kryetarit Haziri, në të cilën hynë edhe infrastruktura rrugore.
“Jam i kënaqur me dinamikën e punës që po bëhen në kuadër të katërshes së madhe të prioriteteve infrastrukturore. Po e bëjmë më të mirën për qytetarët tanë që sic po e shihni qytetarët janë shumë të kënaqur me cilësinë. Me dinamikë edhe më të madhe do të vazhdojmë t’i kryejmë punët, për ta rregulluar njëherë e përgjithmonë infrastrukturën që përfshinë asfaltimin e rrugëve, rregullimin e trotuareve, kanalizimin dhe ndriçimin publik”, ka thënë drejtori i DSHP, Sokol Haziri.
Projekte të tilla po realizohen edhe në lagje të tjera dhe fshatra të Komunës së Gjilanit, përkundër vështirësive shkaku i borxheve të trashëguara. /2L ONLINE/