Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Goshicë të Vitisë për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në asfaltimin e dy rrugëve.
Ai ka parë nga afër punimet që janë në përfundim e sipër të asfaltimit të një rruge që njihet me emrin “Rruga e Arave” në të cilën jetojnë banorët e lagjës së Muhaxherëve dhe Vatajve.
Gjithashtu kryetari Haliti ka pare edhe punimet përgatitore që po bëhen në rrugën “Fetahajt” në drejtim të varrezave që pritet të asfaltohet së shpejti. Gjatë kësaj vizite kreu i komunës është pritur edhe nga kryetari i këtij fshati z. Muhabi Zejnullahu dhe disa banorë të këtij lokaliteti.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme kryetari Haliti ka parë nga afër edhe punimet në rregullimin e sheshit “Rashit Mustafa-Komandant Karadaku” në qytetin e Vitisë. /2LONLINE.com/