(2LONLINE) – Asambleja Komunale e Kamenicës të premten (10 janar 2014) do të mbajë mbledhjen e pare për vitin 2014. Sipas zyrës për informim I komunës, mbledhja është ftuar nga kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani. Mbledhja mbahet në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, duke filluar nga ora 10:00. Në këtë seancë, 27 anëtarët e rinj të asamblesë komunale të Kamenicës do të zgjedhin edhe kryesuesin e ri që do të drejtojë atë me mandat 4 vjeçar.
Sipas rendit të ditës do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit nga mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës e mbajtur më 19.12.2013, zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, zgjedhja e Zëvendëskryesuesit të Kuvendit të Komunës për komunitete, zgjedhja e Nënkryetarit të komunës për komunitete, shqyrtimi dhe miratimi i Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës, me sa vijon: a) pika c) e nenit 6: Drejtoria e Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit, ndryshohet dhe bëhet: – Drejtoria e Financave dhe Buxhetit dhe – Drejtoria e Ekonomisë, Zhvillimit dhe Diasporës. b) Pikës g) Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Ambientit i shtohet teksti: Drejtoria e Inspekcionit dhe bëhet: Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit.
Përndryshe, anëtarë të Asamblesë Komunale të Kamenicës sipas rezultateve janë:
Jeton Biqkaj, Gani Sadiku, Ismail Sopi, Besa Krasniqi, Ramiz Keka, Sejdi Kurteshi, Fahrije Kryeziu dhe Minivere Maka nga LDK.
Bajram Dermaku, Sami Kastrati, Florim Kryeziu, Hajdar Ramabaja, Filloreta Rexha, Valdete Sopi dhe Elmaze Krasniqi nga PDK.
Ruzhdi Basha, Valon Maliqi, Besarta Kallaba dhe Edona Ajeti nga AKR.
Satmifer Kryeziu, Hysen Jerliu, Hazbije Kallaba-Myrtaj dhe Arlinda Morina nga AAK.
Dragisa Savic dhe DIjana Nikolic nga Gradanska Iniciativa za Kamenicu.
Arsim Thaçi nga Vetëvendosje
Zeqirija Sermaxhaj nga PD.