Prof. Musa Sadiku u lind më 1958 në fshatin Skifteraj, komuna e Vitisë. Fillimisht punoi mësimdhënës i lëndës së artit në shkollën fillore në fshatin e tij të lindjes, pastaj vazhdoi punën profesor në Gjimazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, ku punon edhe tani.
Shkruan: Sami ARIFI
Artisti i mirënjohur prof. Musa Sadiku nuk përfundon punën vetëm si mësimdhënës, ai për opinionin shqiptar e më gjerë njihet me punën e tij të ekspozuar piktor e skulptor, i cili përmes shumë punimeve artistike në arenën kombëtare e ndërkombëtare me pikturat e tij të punuara ndikoi mjaft shumë, përmes veprave artistike të tij të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar përmes ekspozitave që i bëri në vendet perëndimore, posaçërisht në Zvicër ai bëri ekspozitë personale në vitin 2003 dhe 2006, pastaj me Akademinë e Arteve Evropiane ekspozojë punime në mënyrë kolektive në qytete të Belgjikës, të Francës, të Zvicrës dhe të Luksemburgut.
Prof. Musa sadiku punimet e tij i ekspozoi edhe në Durrës e Tiranë, po edhe në shumë qytete të RK-së.
-Mjeshtri i madh, artisti, prof. Musa Sadiku, përmes skulpturave të tij të gdhendura në gurë të madhësisë mbi tri metra, ai po shkruan historinë tonë të lavdishme nga pellazgët, madje për kohën e historisë së parahistorisë duke prezantuar përmes veprave të tij rrënjët e lashtësisë së etnisë sonë, kohën e historisë së vjetër para erës sonë, thjeshtë, ai argumenton përmes veprave të tij të gdhendura në gurë, përmes skulpturave të tij, historinë e vjetër deri te historia e tanishme, pra, historinë në kontinuitet nëpër kohë nga pellazgo-iliro-arbrorët e deri te shqiptarët.
-Prof. Musa Sadiku, mjeshtër i madh, artist, piktor, skulptor me punë të palodhur shkruajti historinë nga rrënjët e lashtësisë sonë pellazgo-iliro-arbëroro-shqiptare në gurë.
-Këtë prof. Musa Sadiku e bëri dhe vazhdon t’i bëj veprat e tij me forca vetanake duke punuar nga dy tre madje edhe katër vite në gdhendjen e gurit për t’i lënë vepra të pashlyera popullit tonë.
-Deri më tani nuk është parë një ndihmë materialë sado e vogël nga ana e institucioneve as të nivelit lokal as të atij qendror për veprat e prof. Musa Sadikut.
-Unë po prezantoi vetëm një vepër të gdhendur në guri një skulpturë nga mjeshtëri i madh, prof. Musa Sadiku i cili punoi në këtë skulpturë mbi tre vite.
-Urojmë që veprat madhore të prof. Musa Sadikut të ndihmohen nga institucionet e shtetit të RK-së, meqë është kontribut i vërtetësisë së lashtësisë sonë në këto troje ku gjendemi sot e më gjerë…
-Mjeshtrit të madh, artistit prof. Musa Sadikut i urojmë shëndet, punë të palodhur në shërim të vërtetësisë së historisë sonë me veprat madhore artistike për popullin tonë. /2LONLINE.com/
Musa Sadiku