• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Info+
  3. Kamenica shënon Ditën Botërore për parandalimin e abuzimit të fëmijëve
Info+ Kamenicë

Kamenica shënon Ditën Botërore për parandalimin e abuzimit të fëmijëve

Redaksia 2LONLINE 22 Nëntor, 2021 3 minuta lexim
 Kamenica shënon Ditën Botërore për parandalimin e abuzimit të fëmijëve

Në kuadër të projektit ‘’Së bashku kundër abuzimit të fëmijës’’ që është duke u implementuar nga organizatat Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Qendrën për Studime të Avancuara (FIT) dhe në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, u shënua ‘’19 Nëntori – Dita Botërore për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijëve’’.

Pjesë e organizimit të këtij aktiviteti ishte edhe BONEVET Kamenica dhe Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut në Kamenicë, ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian.

Një grup nxënësish së bashku me organizatorët e aktivitetit kanë shpërndarë broshura dhe fjongo me ngjyrë të kaltër, që simbolizon pasojat e abuzimit si dhe kanë bashkëbiseduar me fëmijët dhe kalimtarët tjerë të rastit, duke i informuar ata me qëllimin e këtij aktiviteti.

Ndërsa edhe në shkollën ‘’Abdullah Krashnica – Presheva’’ në Koretin, me iniciativën e psikologes së shkollës, Anita Krasniqi është organizuar një ligjeratë me nxënësit e kësaj shkolle, për t’i ndërgjegjësuar ata për rëndësinë e parandalimit të abuzimit.

Historiku i shkurtër i ‘’Ditës Botërore për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijës’’:

Në vitin 2000, Fondacioni i Samitit Botëror të Grave (WWSF), një organizatë joqeveritare, shënoi Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijës më 19 nëntor. Ky fondacion, së bashku me një koalicion ndërkombëtar të organizatave avokuese për gratë dhe çështjet e fëmijëve, mobilizuan qeveritë dhe shoqëritë për të ndërmarrë veprime dhe për të parandaluar abuzimin e fëmijëve.

Kjo fushatë filloi në vitin 2020 edhe në Kosovë. Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Qendra për Studime të Avancuara (FIT) do të shënojnë për tri vite me radhë këtë ditë në kuadër të projektit “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës – TACA”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR). Ky projekt ka filluar të zbatohet në shkurt të vitit 2020 dhe ka për qëllim të sigurojë që të gjithë fëmijët të trajtohen me respekt të plotë për dinjitetin dhe të drejtat e tyre duke promovuar mjedis pa abuzim në shkollat e Kosovës.  /2LONLINE.com/

Etiketat:abuzimit të fëmijëve aktuale BONEVT Ditën Botërore Kamenica parandalimin
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Sport

Boksierja Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medalje në Kampionatin Botëror që po

16 Maj, 2022
Sport

FC Drita nuk e lëshon kapitenit, kontratë e re trevjeçare me të

16 Maj, 2022
Gjilan

Vlora Latifi-Sylejmani u zgjodh kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK)

16 Maj, 2022
Policia

Në kampin ‘Vrella’ u mbajt ceremonia e certifikimit të zyrtarëve të njësiteve

16 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

FC Drita nuk e lëshon kapitenit, kontratë e re trevjeçare me të

16 Maj, 2022

Trajnohen për reagim në fatkeqësi natyrore

16 Maj, 2022

Rajoni i Gjilanit: Raportohen tri raste të dhunës në familje

16 Maj, 2022

Minutat shtesë ia sollën fitoren Dritës

15 Maj, 2022

Kryeministri Kurti nderohet nga Senati i Iowa-s me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar

15 Maj, 2022

Policia e Kosovës: 1 mijë e 449 gjoba trafiku, 50 aksidente, prej tyre 24 me të lënduar

15 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com