Arti i tij konceptual brenda izolimit të trupit e lirisë së shpirtit, shprehë çastin e idesë si forcë dhe magji të ndikimit në mendje dhe ndjenjat e njerëzve të struktura e të përhumbura nga politika dhe mortja. Njeriu dhe artisti tashmë është i zënë ngushtë ndërmjet mbijetesës politike dhe sfidës së sëmundjes. Ne jemi më keq se në mesjetë sepse populli po i bën dy luftëra: atë kundër kolerës dhe kundër politikës së fëlliqtë.
Ilir Muharremi, kritik i artit
Performanca e tij nga karantina lind nga një nevojë për risi për çlirim ndaj sulmeve dhe synimeve shkatërruese të kultit të sa shkuarës të ripërsëritur si meteor fatkeqësish ndërmjet fantazmës dhe vampirit gjakpirës, fiksimeve personale. Nga izolimi në liri të prangosur drejt qiellit të mllefosur e diellit të zbehtë. Zhurma e burgosur e artistit “I Am I” përgjigjet me një platformë paqeje dhe heshtje, por gjëmon, zhurmon me të gjitha forcat e tij krijuese që prek themelet e aktualitetit veçanërisht shënjestër ka pushtetin dhe pazaret politike. Kjo protestë vjen përmes një logjike dhe ideje estetike me titull simbolik “Thë Art of Protest” (protestë përmes artit”.) “QUARANTINE LIFE” (jetë karantine), pastaj disa iniciale të partive në vend si dhe mbiemri i presidenti Thaçi. Artisti këtu lufton me të gjitha forcat kundër një fanatizmi diktatorial të së shkuarës, tendenca të pandjeshme, vetëkënaqësi politike. Ai rebelohet kundër këtij adhurimi të shumë njerëzve, të cilët tashmë kanë kuptuar dritën e së vërtetës, kundër gjithçkaje që është ndotur, brejtur nga krimbat që e kanë gërryer shtetin me kohën. Artisti këtë e konsideron të padrejtë, ndonëse edhe kriminale.
Partitë që synojnë pushtetin i sëmurin njerëzit me arritjet e tyre e jo me luftën kundër pandemisë, kjo performancë gëzon këtë element. Populli t’i zgjatë veshët dhe t’i hap sytë e lodhura me ndihmën e këtij arti në ballkonin e artistit. Sipas artistit gjithçka le të shërohet pas mortjes e jo t’i vendoset kripë kolerës.
Ai në dorën e djathtë mban Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ndërsa në të majtën librin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai këtu përdorë një sintezë të madhe të punës duke kthjellë dritën dhe lëvizjen, pra simboli i mbajtjes në dorë të kushtetues si mosrespektim i saj për përfitimet e veta, ligji ndryshon përmes njeriut dhe krijohet si relativ nga njeriu. Simboli i mbajtjes në dorë të librit të presidentit, prek indirekt figurën e tij sepse ai është person kyç në shkëmbimin territorial.
Reflektimi i maskës së zezë në fytyrën e tij me mbishkrimin “Make Kurti Great Again”, kjo ironizon sloganin e Trump “Make America Great Again”. Maska shpreh atë gjëmimin e zërave jehues që dëgjohen shesheve madje edhe matanë kufirit. Kërkesa për heqjen e tarifës dhe vazhdimi i dialogut si shkaktar indirekt për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Këta palaço të cilët në kujtesë i kishin varganët e gjatë të butaforisë gjëmojnë të vetmuar me zëra gjysmakë derisa vetëdija e brezit të sotëm dhe brezave që po vjen kacafytet nën djersën e dikurshme. Arti i tij është protestues, dëlir ndaj shpifjeve, poshtërsive që i kanosen popullit të sëmurë nga kjo mortje.
Flamuri i Kosovës i ngrisur me të zezën e fortë, simbol i vdekjes, katrahurës, zilisë, vuajtjes dhe çmendurisë. Aty mjerisht ndodhet Mitorvica neglizhente, me ëndrra të shteruara, ndryshesë e vogël me ëndrra edhe të humbura.
Arti i tij konceptual brenda izolimit të trupit e lirisë së shpirtit, shprehë çastin e idesë si forcë dhe magji të ndikimit në mendje dhe ndjenjat e njerëzve të strukur e të përhumbur nga politika dhe mortja. Njeriu dhe artisti tashmë është i zënë ngushtë ndërmjet mbijetesës politike dhe sfidës së sëmundjes. Ne jemi më keq se në mesjetë sepse populli po i bën dy luftëra: atë kundër kolerës dhe kundër politikës së fëlliqtë.