DYLON

Dr.Jusuf Ismaili, modeli që duhet ndjekur nga gjeneratat e reja

Dr.Jusuf Ismaili, modeli që duhet ndjekur nga gjeneratat e reja
Avatar photo Redaksia

83 vite më parë lindi doktori i parë i stomatologjisë në Anamoravë si dhe njëri ndër themeluesit e shkollës së infermierisë në Gjilan.

Nga: Fitim Guda

I shkolluar në kushte të vështira por kurrë nuk i’u zbehë dëshira për të arritur objektivat e tija!

EkoHigjiena

I brumosur me ide përparimtare, mendja e tij ishte e harlisur pas idesë për prekjen e majave të  diturisë. Kurrë nuk rreshti së punuari për kauzën e tij.

Me shokët e tij të kohës, vendosi themelet e mjekësisë gjilanase.

Sot në ditëlindjen e 83-të të doktorit, përulemi deri në pafundësi ndaj veprës të të gjithë atyre që në rrethanat e dhëna, me aq ndershmëri i shërbyen këtij vendi!

Doktor Jusuf Ismaili edhe sot mbetet i tillë, plotë elan për jete, i dashur për të gjithë si dhe shumë njerëzor ndaj të gjithëve!

Të paçim me shëndet të mirë, e jetë të gjatë Dr.Jusuf!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.