Ekspozita “8 Femnat” është prezantuar në sheshin kryesorë të qytetit të Bujanocit para një publiku lokal artdashës e bujar. Shkurta Bogujevci, Blerina Livoreka, Shkurte Ramushi, Besa Sopjani, Besiana Kryeziu, Mimoza Hasani, Fitore Fejzullahu dhe Leoneta Abdyli ishin artistet nga Kosova dhe Lugina e Preshevës që prezantuan punimet e tyre të artit pamorë në një ambient të hapur.
Flutra Aliu, përfaqësuese e organizatës “Art Space” që organizoi këtë aktivitet kulturorë ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen në këtë ekspozitë, shkruan Tituli.com.
Sipas saj u prezantuan pikturat e paekspozuara më parë në Bujanoc dhe se organizimi ishte i llojit të ri në këtë rajon.
Almedina Aliu , nga organizata “Art Space” në hapjen e kësaj ekspozite tha se janë prezantuar 24 piktura të ndryshme të punuar me një teknikë dhe vlera të veçanta ku promovohen vlera të trashëgimisë kulturore.
Begzad Avdiu, profesor i pensionuar i artit nga Bujanoci tha se kjo ekspozitë e larmishme jep mesazhin e tyre se edhe këtu po lindin gjenerata të reja që kultivon artë e kulturë.
Avdiu ndau mirënjohje për artisten e re nga Bujanoci, Leoneta Abdyli në shenjë mirënjohje dhe respekti për punën e saj në fushën e artit duke i uruar një karrierë në këtë profesion.
Ekspozita e paraqitur të shtunën më 6 Qershor në Bujanoc ishte e para e këtij lloji e organizuar në një kohë verore dhe ambient të hapur
Për më shumë foto&video në:
http://titulli.com/index.php?m=post&s=13769