(2L ONLINE) – Vikendi kishte nisur më herët këtë fundjavë me ndeshjet e Ligës “Agim Ramadani” e cila për këtë xhiro startoi në ditën e premte. Megjithatë, numri i tifozëve të pranishëm ishte solid në Palestrën “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Kur po hyjmë në fazën finale të garës ndeshjet po bëhen gjithnjë e më interesante.
FSK ka bërë surprizën më të madhe këtë vikend, duke mposhtur Djemtë e Qytetit me përmbysje rezultati. Madje ata i larguan edhe nga pozita e dytë të cilën e rrëmbeu Vëllezërit Aliu që këtë vikend mposhti bindshëm Verbicën. Me rezultat bindës triumfoi edhe lideri The Living Room përpara Bujanës dhe Dobërqani ndaj Autoshkollës Arti.
Katana ka vazhduar me formë të mirë deri sa këtë javë ka mposhtur Policinë, për tu ngritur edhe më tej në klasifikim. Karadaku ka mposhtur Dalinë në mënyrë dramatike për ta tejkaluar atë në renditjen tabelare dhe tashmë ndodhet në zonën Play off.
Në përfundim, ky vikend pa dyshim se ishte i pasur me shumë gola. Gjithsej 56 gola në tetë ndeshjet e zhvilluara këtë javë, që i bie 7 gola për ndeshje. Një mesatare mjaft e madhe që e bën edhe më interesante kampionatin, pasi tashmë nuk ka skuadra të pamposhtura.
/Drilon SYLEJMANI/ 2L ONLINE/