Eduard Munk, “KLITHMA”
Pikturë, litografi, -Osllo, -1892
Këtë pikturë Eduard Munk e punoi më 1892.
Ai shënoi në kujtimet e tija:
”Dëgjova klithmë të hatashme të natyrës”!
Pikturën e punoi autori nga idea që i erdhi gjatë shetitjes në mbrëmie nëpër rrugët e Osllos, derisa në ndërkohë gjithë qielli ishte në ngjyrë të kuqe të përgjakur.
Klithma është reale dhe psikologjike, nga thellësia e qenies së autorit, e bërë një me atë të natyrës. Kishte verzionin bardh e zi në litografi dhe më vonë i është shtuar ngjyra në verzionet në vazhdim, nga popullarizimi I jashtëzakonshëm i kësaj pikture në tërë botën!
Piktura nuk tregon njeriun që klithë, -por njeriun që dëgjon klithmën e natyrës, a të qenies, a të gjendjes shumë të rëndë sociale. Gjendjet e njerëzve janë të ndryshme në të mirë a në të vështirë, në çka autori iku nga vetja dhe gjeti lirinë në art.
Ishte ashtu në kohët e vjetra romake, nga shënimet e një autori të asaj kohe, -një skllav në pranga, por që ishte jashtëzkonisht i ditur dhe kur roja një natë e kishte pyetur për gjendjen e tij, ai ftoft i kishte thënë se kishte mund trupi por kishte lirinë e shpirtit përmes diturisë, e se përkundrazi –i vinte keq për rojën që vuante shumë gjatë rojës në këmbë gjithë natën!
Roja ashtu ishte në vuajtje të rëndë sepse ishte në egërsi e ashpërsi, pa shkollë e dituri dhe për këtë skllavi i ditur jovetëm se e falte rojën për ashpërsinë e madhe të tij, -por edhe I erdhi keq për të!…
Nga fjalët e tij mbet thënia:
” Robi në pranga është i lirë -dhe roja i tij, rob”!
Kjo klithmë kështu përmbledh gjithë shpirtin njerëzor në udhëkryq të mundit e vuajtjes, të përjetimit e përpjekjes për të bërë diçka në jetë dhe në këtë edhe janë themelet e artit. Nga kjo nismë vijnë mandej të gjitha mundësitë për të shprehë e spikatë klithmat tjera njerëzore nga padrejtësitë, shtypja, nëpërkëmbja, ndotja, egërsia e të fuqishmëve që shkelin e poshtërojnë dhe nga kërkimi pas lirisë.
Ikja a arratisja nga gjendja e rëndë bëhen edhe nëpërmjet artit dhe diturisë, duke përmbledhë veçoritë fisnike të sjelljes dhe edukimit. Një i edukuar fiton lirinë nga vetë adukata dhe sjellja fisnike, për më tepër, -mu liria nga dituria e arti që bëjnë frymën e lartë të fisnikërisë janë liria e vërtetë.
Në këtë liri ka kënaqësi për gjithçka dhe njëherit njeriu ngritet në mbinjeri, përkundër kënaqësive që vijnë nga forca e padrejtësive dhe krimit. Njeriu duhet të edukohet të ketë lirinë nga fisnikëria, anise bota e ka natyrën e vet të egër dhe të ashpër të dhunës në gjithçka dhe të pasionit pas grumbullimi të parave dhe pasurisë me grabitje e paligjësi.
Një pasuri e tillë me krim nuk ka kënaqësi asfare, përpos histerisë pas saj. Bota megjithë arsyen humbë gjithmonë në të padrejtën dhe njeriu i vërtetë nuk gjendet dot, sepse ka një rrugë tjetër të cilën njeriu i botës e ecë a vrapon, pas qëllimit.
Ne vetë jemi në një gjendje në udhëkryq vazhdimisht, në një jetë virtual dhe në një pushtet të imituar, ku në të vërtetë individët e grupet bëjnë pushtetin dhe e ndajnë nëmes vete.
Të jesh me ta do të thotë të mbijetosh dhe të jesh kundër tyre a të mos jesh me ta –do të thotë të mbarosh me krejt! Ky është ligji i vetëm që është, -nuk ka tjetër, anise ligje e nënligje, vendime të ligjshme e deri edhe kushtetuë bëhen në formë –imitim të kushtetutave të botës! Ata që e bëjnë këtë, që e mbajnë botën të ngysur vazhdimisht, janë pronarët e kësaj bote, sipas një ligji tjetër nga errësira, e jo nga ligji I vërtetë.
Eduard Munk kishte gjuhën e artit dhe shprehjen fisnike me art të klithmës, në përfundim dëshprues pas ndërgjegjes që nuk mund të ndihet kurrë. Zërin e ndërgjegjes ashtu si heshtë, autori e spjegon nëpërmjet tregimit në picture, se në të vërtetë zëri i saj nuk dëgjohet fare nga zhurma e botës dhe nga padrejtësitë.
Klithma ashtu me Munkun u ngrit në vlerë të lartë filosofike, pas kërkimit të spjegimit për njeriun e ndarë në klasë. Ka klasë kështu tek njerëzit, -dikush është i pasur dhe i mundshëm, i mbushur e stërmbushur me prona e pasuri, -kurse një tjetër është i lënë në rrugë pa asgjë. Ligjet e pushteti e bëjn zakonisht bashkimin e dy prototipeve njerëzore në një mesatare, që vazhdon gjithmonë të arsyetojë ligjet dhe drejtësinë e pushteteve. Në të vërtetë, këto ligje të pushteteve janë për klasët sunduese, kurse për të tjerët janë dhunë dhe padrejtësi.
Klithma në art ka vlerën më të lartën të shprehjes së mundshme, me vetë faktin se njeriu i dobët dhe në skamje nuk ka asgjë çka të bën për vete në këtë mes të padrejtë. Vetë piktura rrëfen këtë, me stuhinë në natyrë dhe në qenie, nga vuajtjet e të dobëtit në një shoqëri të padrejtë. Një figurë njerëzore, e dalur nga bota reale, e kthyer në një skelet të vërtetë, me një gojë të hapur rrotull –dhe me sytë që tregojnë një tmerr, -tregon një ngjarje dhe një përjetim, nga dëgjimi i një klithme dhe nga tmerri.
Mund të ishte vetë personazhi i tregimit të pikturës në tmerr, mund të ishte se dëgjonte një klithmë të tmerrshme, por mund të ishte edhe ide për të spjeguar realen me art, me butësi fisnikërie, pa akuzë a gjykim. Thjeshtë, një njeri në udhëkryq, në shetitore, të rrallë, me njerëz tjerë, në një gjendje të tmerrshme të shpirtit. Autori nuk tregon personazhin dhe klithmën prej kujtë vjen.
Klithma autorit i shërbeu për të shprehë atë që kishte brenda dhe për ta bërë të ditur e për ta përjetësuar. Njeriu me zemër të butë e fisnike nuk mund të kalojë në heshtje nëpër jetë, të vetën a të të tjerëve dhe klithma i ndihmoi autorit në shtrirjen e tregimit për preokupimin përbrenda artistikes!
/FEMI HALIMI/