Ministri Agim Çeku,ka folur për vendimin që Njësia Ceremoniale e FSK’së ta ketë uniformën me veshje kombëtare. Çeku ka vlerësuar se të gjitha togjet ceremoniale të ushtrive në botë e ruajnë dhe e kultivojnë traditën e tyre kombëtare.
Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, në një bisedë për “Epokën e re” ka deklaruar se një praktikë e tillë vërehet edhe te shumica e vendeve anëtare të NATO’s.
Çeku ka treguar se një gjë e tillë vërehet edhe tek ushtritë e shteteve anëtare të NATO’s.
Ai ka sqaruar se uniforma tradicionale nuk është zëvendësim i uniformës ceremoniale që deri më tani ka pasur togu ceremonial.
Çeku ka thënë se tash e tutje kjo njësi do t’i ketë dy uniforma që do të përdoren sipas nevojës.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se cilën uniformë do ta veshë kjo njësi do të varet nga institucioni që pret mysafirë.